Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ilir Ferati, ka zhvilluar një takim me familjen Haziraj në fshatin Prigodë, ku është pritur me mikpritje të ngrohtë.
Ferati tha se vizitat e tij nëpër fshatra janë të lidhura drejtpërdrejt me nevojat dhe kërkesat e qytetarëve, duke theksuar se synon të punojë me përkushtim dhe ndershmëri për të gjithë banorët e kësaj zone.
“Dëshira dhe vullneti ynë qëndron në përputhje me kërkesat dhe nevojat e banorëve të fshatit Prigodë, për të cilët planifikojmë së bashku, fuqishëm dhe ndershmërisht”, tha ai.
Në fund, Ferati falënderoi për mbështetjen dhe mikpritjen, duke theksuar se rrugëtimi i tij politik do të vazhdojë në shërbim të qytetarëve.
FTESE PËR PJESEMARRJE Ne procedurën e tenderit/gares për dhënien/perzgjedhjen e shërbimit të qirasë për automjete të pablinduara, pa shoferë,...