“Ulja e tatimit 33% - Investimet kapitale” - Agim Aliu tregon se a kishte bashkëpunim me qeverisjen qendrore - Gazeta Express
string(101) "ulja-e-tatimit-33-investimet-kapitale-agim-aliu-tregon-se-a-kishte-bashkepunim-me-qeverisjen-qendrore"

Lajme

Gazeta Express

19/09/2025 21:22

“Ulja e tatimit 33% – Investimet kapitale” – Agim Aliu tregon se a kishte bashkëpunim me qeverisjen qendrore

Lajme

Gazeta Express

19/09/2025 21:22

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, dhe njëherësh kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës edhe për një mandat në këtë komunë, i ftuar në Pressing në T7, ka folur për çështjen e investimeve kapitale në këtë komunë dhe çështjen e tatimit në pronë.

Aliu ka thënë se ata si komunë kanë pasur qëllim që të ulet tatimi në pronë e jo të ketë ngritje, dhe se, ligji i ri i tatimit në pronë është një prej ligjeve më ngulfatëse të zhvillimit të Kosovës.

‘‘Çështja e ligjit të tatimit në pronë ne kemi qenë të partë që kemi reaguar sepse kemi dashur të jemi mbështetës me ulje të tatimit në pronë jo me ngritje, që praktikisht ligji i ri i tatimit në pronë është një prej ligjeve më ngulfatse të zhvillimit të Kosovës. Në Ferizaj të gjitha bizneset dhe të gjithë qytetarët paguajnë 33 % më pak se sa qytetarët tjerë apo bizneset tjera të Republikës’’, ka thënë ai.  

Aliu ka kritikuar edhe çështjen e kontratës kolektive, duke thënë se për shkak të së njëjtës, investimet kapitale duhet të paguhen në detyrime përmbarimore.

‘‘Përkundër që kemi pasur të hyra kemi qenë të sfiduar me kontratën kolektive. Komunat ballafaqohen me pagesa shumë të mëdha të këtyre kontributeve që i marrin mësimdhënësit e Kosovës, ne nuk e kemi kundërshtuar kontratën kolektive, por kemi kundërshtuar mënyrën dhe adresën e pagesës, ne kemi konsideruar se adresa e pagesës duhet të jetë qeveria.  Është mbi 20 milionë euro. Vetëm këtë vit fatura që na ka ardh në janar është 12.7 milionë euro, ndërsa Ferizaj investimet kapitale i ka 12.5 milionë euro. Kjo i bie që të gjitha investimet kapitale, duhet të paguhen në detyrime përmbarimore si rezultat i kontratës kolektive. Kjo i bie projekte më pak’’, ka thënë ai. /GazetaExpress