Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, sot ka prezantuar zgjidhjet e tij për lagjen Bregu i Diellit, që njëherësh është edhe lagjja ku ai është rritur dhe ka përfunduar shkollimin.
Si qytetar i kësaj lagjeje dhe kandidat për të parin e kryeqytetit, Ismaili para shumë të pranishmëve tha se pas 12 tetorit, Bregut të Diellit do t’i kthehet jeta, gjallëria dhe projektet konkrete.
Sipas Ismailit, qytetarët e Prishtinës më 12 tetor vendosin për dy modele: të parin që e përfaqëson ai, me zgjidhje konkrete për një Prishtinë funksionale dhe për çdo lagje të saj; dhe modelin e kryetarit aktual, që sipas tij është mashtrimi, dështimi dhe përpjekja kinse për të punuar vetëm në kohë fushate.
Para shumë qytetarëve, Ismaili tha se plani i tij për Bregun e Diellit përfshin një sërë ndërhyrjesh për një jetesë më funksionale e cilësore: renovimin e platove të lagjes, shtigje për çiklistë dhe përmirësimin e lidhjeve për këmbësorë, trotuare të lira pa vetura dhe pa pengesa, si dhe pritore funksionale për autobusë me tabela digjitale.
Ai po ashtu ka paraparë aktivitete kulturore dhe programe komunitare në ish-strehimore, revitalizimin e çerdhes “Dielli”, ndërtimin e aneksit të shkollës “Ismail Qemali” për kabinete, kënde të reja lojërash për fëmijë, fasadim dhe mirëmbajtje të ndërtesave, zgjerim të ngrohjes së qytetit, ndriçim të rrugëve e hapësirave publike, mirëmbajtje të gjelbërimit e fushave të sportit, si dhe menaxhim më të mirë të mbeturinave dhe trajtim të qenve endacakë.
Projektet identifikuese për Bregun e Diellit janë:
– Rregullimi i ngrohjes së qytetit te Banesat e Bardha;
– Revitalizimi i Qendrës Tregtare;
– Parkingje nëntokësore që lirojnë hapësirat publike;
– Qendër multifunksionale me palestër sportive vertikale;
– Renovimi i ndërtesave të vjetra.
Nga fillimi i fushatës, Ismaili ka preznatuar 5 zgjidhjet e tij për Prishtinën që janë hapja e sheshit Xhorxh Bush, zhbllokimi i trafikut për 18 muaj, rrugë të sigurta 24/7, lagje të pastërta, hapësira të gjelbërta e mundësi më të shumta komunitare. Po ashtu, ditë më parë Ismaili ka prezantuar edhe zgjidhjet për lagjet Kodra e Trimave, Dardani dhe Hajvali.
FTESE PËR PJESEMARRJE Ne procedurën e tenderit/gares për dhënien/perzgjedhjen e shërbimit të qirasë për automjete të pablinduara, pa shoferë,...