Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka pritur sot në selinë e KFOR-it në Camp Film City ambasadorët dhe shefat e misioneve nga 33 kombet kontribuese të trupave.
Takimi, i cili shënon edhe fundin e mandatit të gjeneralit Barduani, thuhet se ishte një mundësi për të shqyrtuar gjendjen e sigurisë në Kosovë, për të paraqitur aktivitetet e vazhdueshme të misionit dhe për të diskutuar sfidat e ardhshme.
Në fjalën e tij, gjeneral Barduani rikonfirmoi rolin vendimtar të KFOR-it në sigurimin e një mjedisi të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm për ruajtjen e stabilitetit dhe paqes rajonale. Ai gjithashtu shprehu mirënjohje ndaj Aleatëve dhe partnerëve për mbështetjen e tyre në realizimin e këtyre objektivave.
KFOR-i vijon të zbatojë mandatin e tij të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke kontribuar për një mjedis të sigurt, lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët dhe duke punuar në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in në rolet e tyre përkatëse të sigurisë.
FTESE PËR PJESEMARRJE Ne procedurën e tenderit/gares për dhënien/perzgjedhjen e shërbimit të qirasë për automjete të pablinduara, pa shoferë,...