Kapiteni i kombëtares së Kosovës dhe qendërmbrojtësi i Napolit, Amir Rrahmani ka nisur aktivitetin e tij në rrjetet sociale.
Ai ka postuar më në fund një foto në “Instagram”, ku nuk ishte ‘aktiv’ që nga lëndimi me kombëtaren dardane.
Rrahmani ka postuar një foto të tij me një nga fëmijët që lojtarët hyjnë në fushë me ta.
Kjo foto vjen nga ndeshja e Napolit me Cagliarin në xhiron e dytë të Serie A këtë sezon.
Amir Rrahmani u lëndua në ndeshjen e 5 shtatorit në ndeshjen ndaj Zvicrës.
Ai mungoi ndaj Suedisë për Kosovën, por edhe ndaj Fiorentinas e Manchester Cityt për Napolin./GazetaExpress/
FTESE PËR PJESEMARRJE Ne procedurën e tenderit/gares për dhënien/perzgjedhjen e shërbimit të qirasë për automjete të pablinduara, pa shoferë,...