Peter McDonald (1962), poet, prozator dhe kritik letrar.
VETMI
Parafrazim nga Anabaza IV e Saint-John Perset
Morusi që e gjeta të ngecur në parking,
kishte diçka që nuk shkonte me krahët e tij
dhe koka e tij ishte shumë e rëndë që t’ia bartte qafa,
zog i bukur, zog i bukur i shëmtuar.
Jo në festat e rrugës ditën dhe natën nesër,
por mëngjesin tjetër, dhe punëtorët e pastrimit
që grabuisin copa të pemëve të palmave
si débris me krahë enormë.
Sytë e morusit, fytyra e madhe prej klouni e morusit.
Një dorë të verdhe, qyteti në dritë të verdhë,
afër, me lagështi dhe i rëndë tash me stuhinë që po vjen;
hije që mbulojnë rrugët, dhe dritaret e hapura
ku teshat përplasen, valëviten dhe nuk thahen kurrë.
Një vezë e kaltër e madhe e një zogu detar.
(Përkthim i lirë)
Solitude
Paraphrase on Saint-John Perse, Anabase IV
The gannet I found stranded in a car-park,/ something all wrong with its wings/ and its head too heavy for the neck to bear,/ beautiful bird, beautiful ugly bird.// Not the street-parties day and night tomorrow,/ but the morning after that, and the bin-men/ redding up shredded pieces of palm-trees/ like the débris of enormous wings.//The gannet’s eyes, the gannet’s big clown-face.// A touch of yellow, and the town in yellow light,/ close, damp, and heavy now with a storm coming;/ shadows that latch the streets, and windows open/ where dresses flap and hang, and never dry.// A great sea-going bird’s single blue egg.
***
Nga Carol Rumens
Peter McDonald bën një përdorim jashtëzakonisht interesat të artit të parafrazimit në këtë përmbledhje të vitit 2024, One Little Room. Ai i zgjeron tekstet e një grupi të vogël por të ndryshëm autorësh, duke e bërë origjinalin një trampolinë të kërcimit drejt planetit të tij unik, ndryshe dhe bashkëkohor.
Anabaza, nga Saint-John Perse, e përkthyer në anglisht nga T.S. Eliot, ka një ndikim të posaçëm në imagjinatën e tij në këtë përmbledhje. Në të vërtetë, epigrafi i tij është nga Anabase, Canto 1: “et la mer au matin comme une présomption de l’esprit.” Elioti, mësojmë nga shënimi në fund të faqes, e kishte përkthyer këtë në fillim si “and the sea at morning like a pride of the spirit” (dhe deti në mëngjes si një krenari e shpirtit), para se ta korrigjonte në “and the sea at morning like a presumption of the mind” (dhe deti në mëngjes si një arrogancë e mendjes). Ja fraza e detit në kontekstin e mëvonshëm: “This husk of earth given over to our horses / delivers to us this incorruptible sky. The Sun is unmentioned but his power is amongst us / and the sea at morning like a presumption of the mind.” (Kjo thelë toke që iu është dhënë kuajve tonë/ na e sjell këtë qiell të pakorruptueshëm. Dielli nuk përmendet, por fuqia e tij është në mesin tonë/ dhe deti në mëngjes si arrogancë e mendjes).
Alegoria dhjetë pjesësh e Perset është e dhënë si prozë, por, duke e prezantuar atë, Elioti është shumë i vendosur në dhënien e saj si poezi: “Sekuencat e saj, logjika e imazheve janë ato të poezisë, jo të prozës”. Ai ankohet për mungesën e një termi të përshtatshëm për shkrimin e tillë. Humnera mbetet e pambuluar edhe sot: megjithëse tani duam të përmendim ‘poezinë në prozë’ dhe, ndoshta, ‘esenë lirike’, sekuenca e Perset paraqet një formë të dalluar.
Tek Anabaza IV, “pushtuesi” që ishte duke e soditur ndërtimin e një qyteti në kantonë e parë, tash ka ardhur te momenti i tij i themelimit. McDonald heq dorë nga të mëdhenjtë dhe na çon drejtpërdrejt te parkingu dhe morusi i pafat. Zogu detar me gjasë mitik i Perset është një krijesë ndryshe. Shfaqet vetëm për shkurt në fund të seksionit. Duket t’ia ketë dalë të ikë me fat nga shprehjet triumfonte të të arriturave njerëzore.
Nga perspektiva e folësit të McDonaldit, zbavitja pothuajse ka marrë fund për pushtuesit e tokës. “Not the street-parties day and night tomorrow / But the morning after that.” (Jo në festat e rrugës ditën dhe natën nesër, por mëngjesin tjetër). Mund të supozojmë se “mëngjesin tjetër” është tash, ose një periudhë jo larg në të ardhmen dhe paraqet ca pasoja të mbrapshta. Aty ka pasur disa shkatërrime serioze – të “pemëve të palmave” dhe “krahë enormë” – për punëtorët e pastrimit që të fillojnë të “grabuisin”. Folja skoceze ka domethënien “për ta bërë të pastër”, por, si tingull-asociacion, evokon pikjen e gjakut nga krahët e gjymtuar. Drita e mëngjesit është e flakëruese, ajri i “rëndë” dhe kërcënues. Pamja e morusit të lënduar, një zog që ka pësuar një lëndim të tmerrshëm ose paraqet po aq disa mutacione të tmerrshme gjenetike, ndryshon pata syve tonë, nga “zog i bukur” në “zog i bukur i shëmtuar”. Mundet, si Albatrosi i Baudelaire, të simbolizojë po ashtu edhe format njerëzore të tjetërsimit.
Thesari i ndritshëm i nxjerrë nga Anabaza është “veza e vetme e kaltër” e vargut të dytë me vete, ku mbaron Vetmia. Te Perse lexojmë: “Vetmi! veza e kaltër e lënë nga një zog detar i madh dhe gjethet e dafinës në mëngjes që të gjitha të lyera nga limonët e artë! Zogu ia ka mbathur!” Një retorikë e tillë duket të tregojë ambiciet e dalldisura të pushtuesit për eksplorime dhe pushtime të mëtejme. I përket një momenti kur të arriturat e mëdha glorifikohen, por me një ndjesi të caktuar boshllëku, një uri që kërkon më tepër. Prandaj në parafrazë ka një shënim ndryshe, një ndjesi se zogu ka lëshuar vezën në kohën e gabuar në vendin e gabuar – në një parking të lagësht, të ndotur, të ekspozuar dhe me një stuhi që është duke ardhur. Origjinat letrare të parafrazës nuk theksohen kurrë, por është dukshmëria e tyre në vargun e fundit që ndriçon tragjedinë. Vetmia e titullit bëhet trazuese. Zogu do të vdesë. Veza do të dështojë të çelë. S’do të ketë migrim, as shtegtim. Megjithëse ngjyra vezës së morusit mund të aludojë në ndonjë qenie mitologjike, fundi i poezisë më bën të ndihem e lënë anash, si të kisha qenë dëshmitare e zhdukjes së një specieje.
/The Guardian
/Përkthimi Gazeta Express
FTESE PËR PJESEMARRJE Ne procedurën e tenderit/gares për dhënien/perzgjedhjen e shërbimit të qirasë për automjete të pablinduara, pa shoferë,...