Ylli i Kosovës, Edon Zhegrova debutoi me Juventusin në ndeshjen ndaj Borussia Dortmundit në Ligën e Kampionëve gjatë ditës së martë, me ndeshjen që përfundoi 4-4.
Klubi i madh italian i ka përkushtuar një postim të veçantë Zhegrovës në rrjetin social Instagram, duke publikuar pamje të festimit të tij elektrizues në debutimin e tij.
“Energji e pastër” shkruan Juventusi, transmeton “Gazeta Express”.
"𝐄𝐧𝐞𝐫𝐠𝐣𝐢 𝐞 𝐩𝐚𝐬𝐭𝐞̈𝐫"⚡️Juventusi e zbulon festimin elektrizues të Edon Zhegrovës🇽🇰 në debutim🖤🤍 #Favorit 🎥Juventus
Posted by Favorit Zone on Friday, September 19, 2025
Edon Zhegrova luajti për pothuajse 10 minuta në ndeshjen ndaj Dortmundit, duke treguar paraqitje mjaft të mirë në fushë.
Sulmuesi i Kosovës u transferua te “Zonja e Vjetër” nga Lille për shumën e 20 milionë eurove, së bashku me bonuset./GazetaExpress/
FTESE PËR PJESEMARRJE Ne procedurën e tenderit/gares për dhënien/perzgjedhjen e shërbimit të qirasë për automjete të pablinduara, pa shoferë,...