Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se këshilltarët e Partisë Demokratike në këshillin bashkiak të Tiranës kanë insistuar për shkarkimin e Erion Veliajt.
Gjatë një konference për mediet, Berisha tha se “qytetarët janë dëshmitarë se janë 46 protesta të opozitës kundër korrupsionit të Erion Veliajt”.
“Qytetarët janë dëshmitarë se në çdo mbledhje të këshillit bashkiak, këshilltarët e PD kanë kërkuar, kanë insistuar për shkarkimin e menjëhershëm të Erion Veliajt”, tha Veliajt.
Berisha tha se nëse këshilltarët socialistë vendosin që “të bashkojnë votat me opozitën për shkarkimin e tij, ne natyrisht nuk mund të mos votojmë për plotësimin e asaj kërkese që ne e kemi bërë në çdo mbledhje të këshillit bashkiak”.
“Nuk jemi ne që po bashkojmë votat, janë ata që po vijnë tek ne”, tha Berisha.
Reagimi i Berishës vjen pasi ka Këshilli Bashkiak ka nisur procedurat për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe Tirana do të shkojë në zgjedhje të reja, për të cilat tashmë mazhoranca socialiste ka paraqitur emrin e Ogerta Manastirliut si kandidate të PS.
FTESE PËR PJESEMARRJE Ne procedurën e tenderit/gares për dhënien/perzgjedhjen e shërbimit të qirasë për automjete të pablinduara, pa shoferë,...