Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, në një konferencë për gazetarët ka reaguar për shpërthimin me tritol në banesën e tij në Kamëz. Ai theksoi se fatmirësisht nuk pati dëme njerëzore dhe mohoi të ketë konflikte personale që mund të lidhen me ngjarjen.
“Jam i gëzuar që nuk pati dëme njerëzore. Nuk kam asnjë lloj konflikti me asnjë person gjatë karrierës sime. Unë e shoh këtë një akt politik dhe madje hakmarrje politike. Nëse do kisha indicie për persona të dyshuar, nuk do kisha nguruar t’i thoja. Shpresoj që policia të jetë në lartësinë e duhur për të mbledhur provat”, deklaroi Mziu.
Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 00:55 të 19 shtatorit. Sasia e tritolit ishte vendosur në murin rrethues të shtëpisë së deputetit demokrat. Nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale.