Nuk iu bindën urdhrit të policisë, një i arrestuar dhe një në kërkim në Kukës - Gazeta Express
string(76) "nuk-iu-binden-urdhrit-te-policise-nje-i-arrestuar-dhe-nje-ne-kerkim-ne-kukes"

Shqiperi

Gazeta Express

19/09/2025 17:05

Nuk iu bindën urdhrit të policisë, një i arrestuar dhe një në kërkim në Kukës

Shqiperi

Gazeta Express

19/09/2025 17:05

Oficerët e Policisë Gjyqësore në Kukës kanë arrestuar në flagrancë këtë të premte më 19 shtator një 43-vjeçar, i cili nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar automjetin.

“Oficerët e Policisë Gjyqësore arrestuan në flagrancë shtetasin K. Sh., 43 vjeç, dhe shpallën në kërkim shtetasin D. G., 18 vjeç, të dy banues në fshatin Shtiqen, pasi në vendin e quajtur ‘Parku i Ri ‘, Kukës, shtetasi D. G. nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin me të cilin qarkullonte bashkë me shtetasin K. Sh., ndërsa ky i fundit i ka kundërshtur me forcë punonjësit e Policisë. “, tha Policia.

Më tej, bëhet me dije se uniformat blu po punojnë për kapjen e shtetasit me inicialet D. G.