Ambasada amerikane shpërndan njoftimin e rëndësishëm të DASH: Ja çfarë duhet të dini nëse doni të aplikoni për vizë në SHBA - Gazeta Express
string(122) "ambasada-amerikane-shperndan-njoftimin-e-rendesishem-te-dash-ja-cfare-duhet-te-dini-nese-doni-te-aplikoni-per-vize-ne-shba"

Shqiperi

Gazeta Express

19/09/2025 16:00

Ambasada amerikane shpërndan njoftimin e rëndësishëm të DASH: Ja çfarë duhet të dini nëse doni të aplikoni për vizë në SHBA

Shqiperi

Gazeta Express

19/09/2025 16:00

Ambasada amerikane në Tiranë ka ndarë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë qytetarët të cilët janë të interesuar të udhëtojnë drejt SHBA.

Ambasada ka ndarë njoftimin e DASH ku bëhet me dije se çdo qytetar duhet të caktojnë takimin për intervistë në ambasadën ose konsullatën e Shteteve të Bashkuara në vendin e tyre të shtetësisë ose të banimit.

Në njoftim theksohet se aplikuesit mund ta kenë më të vështirë të kualifikohen për vizë nëse aplikojnë në vende të tjera, dhe tarifat e paguara për këto aplikime nuk do të rimbursohen.

Njoftimi:

 Vëmendje! Aplikuesit për vizë jo-emigruese amerikane duhet të caktojnë takimin për intervistë në ambasadën ose konsullatën e Shteteve të Bashkuara në vendin e tyre të shtetësisë ose të banimit. Aplikuesit mund ta kenë më të vështirë të kualifikohen për vizë nëse aplikojnë në vende të tjera, dhe tarifat e paguara për këto aplikime nuk do të rimbursohen. Mësoni më shumë në: https://travel.state.gov/…/adjudicating-nonimmigrant…

#securingusborders