Vedat Muriqi i motivuar për ndeshjen ndaj Atleticos: Do t’i marrim tri pikët - Gazeta Express
string(74) "vedat-muriqi-i-motivuar-per-ndeshjen-ndaj-atleticos-do-ti-marrim-tri-piket"

Futboll

Gazeta Express

19/09/2025 17:15

Vedat Muriqi i motivuar për ndeshjen ndaj Atleticos: Do t’i marrim tri pikët

Futboll

Gazeta Express

19/09/2025 17:15

Vedat Muriqi është një nga lojtarët më të mirë të Mallorcas këtë sezon.

Sulmuesi kosovar ka shënuar tre gola në katër xhirot e para në La Liga, duke përfshirë këtu edhe një gol ndaj gjigantit Real Madrid.

Mirëpo, ekipit të tij, Mallorcas nuk po i ec mirë në elitën e futbollit spanjoll.

Mallorca është në vendin e 19-të në tabelë me vetëm një pikë të tubuar në këto katër ndeshje.

Pak para ndeshjes të së dielës, që Mallorca e luan në shtëpi ndaj Atletico Madridit, faqja zyrtare e klubit ka publikuar një video të Vedat Muriqit.

Muriqi shprehet i ‘lënduar’ me gjendjen e klubit, mirëpo beson se do të ngrihen sërish, duke nisur nga kjo e diel.

Ai po ashtu foli edhe për golat e tij të shënuar.

“Në fund, në nivel personal është çështje besimi për një sulmues. Jam i lumtur, e vërteta është që kam shumë më tepër besim dhe më vjen keq që dy golat e mi nuk kanë vlejtur për asgjë, por unë mendoj se duhet të vazhdojmë kështu. E kemi nisur keq, kjo është realiteti, por ky është futbolli. Prandaj nuk kemi tjetër Mallorca, do të bashkohemi dhe kjo nis që nga e diela në shtëpinë tonë, para tifozëve tanë. Të motivohemi maksimalisht dhe do të nxjerrim tre pikët e para. Do të kërkojmë mënyrën që të mos gabojmë si ditën tjetër, dhe fundjavën me ta, me ju gjithashtu, do t’i marrim tre pikët e para që janë shumë të rëndësishme tani”, tha Muriqi për faqen zyrtare të klubit të Mallorcas.

Ndeshja Mallorca – Atletico Madrid luhet të dielën dhe nis nga ora 16:15./GazetaExpress/