Hajrullah Çeku viziton biznesin e dizajneres Albina Dyla -influenceret amerikane që kanë blerë fustana te ajo e akuzojnë për mashtrim - Gazeta Express
string(132) "hajrullah-ceku-viziton-biznesin-e-dizajneres-albina-dyla-influenceret-amerikane-qe-kane-blere-fustana-te-ajo-e-akuzojne-per-mashtrim"

Lajme

Gazeta Express

19/09/2025 15:27

Hajrullah Çeku viziton biznesin e dizajneres Albina Dyla -influenceret amerikane që kanë blerë fustana te ajo e akuzojnë për mashtrim

Lajme

Gazeta Express

19/09/2025 15:27

Kandidati i VV’së për Prishtinë Hajrullah Çeku ka vizituar biznesin e dizajneres Albin Dula për të cilën ka thënë se ka ndërtuar  “një histori suksesi që ka kaluar kufijtë e Kosovës”

Ai ka përmendur se Dyla punëson 630 persona në kompaninë e saj, prej të cilëve 95% janë gra.  

“Ky është shembull se si puna, përkushtimi dhe vizioni krijojnë vlerë ekonomike, por edhe hapin rrugë për fuqizimin e grave dhe përfshirjen e tyre në tregun e punës” ka shkruar ai.

Tutje, Çeku ka shkruar se , Dyla është e njohur në tregjet më prestigjioze ndërkombëtare, veçanërisht në SHBA.

Por, duket se pikërisht përtej Atlantikut, Dyla ka probleme. Atje ajo po akuzohet për mashtrim nga disa influencer.Modelet dhe influenceret nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës publikisht në rrjetin social “tik-tok” i kanë shfaqur ankesat e tyre.

Një prej tyre, Morsal Tabibzada, ka treguar për vështirësitë që ka pasur për të rënë në kontakt me kompaninë e Albina Dylës për një fustan që e kishte porositur e që do t’i duhej ta vishte në dasmën e motrës së saj.

Sipas pretendimeve të Tabibzada, nga kompania në fjalë s’janë përgjigjur në asnjë prej platformave.

Në një prej videove të tjera, e njejta modele tregon se kishte marrë vetëm një pjesë të fusanit të cilin e kishte porositur dhe se mungonin shumë prej detajeve që kishte dashur të ishin të përfshira në fustan e për të cilat kishte paguar.

”Unë i dua paratë e mia mbrapsht.Mua më mungon edhe gjysma e fustanit për të cilin kam paguar”, dëgjohet teksa thotë Morsal Tabizada në profilin e saj në “tik-tok”.

Influencerja amerikane thotë se kjo gjë i ka shkaktuar humbje kohe, stres dhe humbje energjie.

Pretendime se ka porositur tek Albin Dyla dhe se dy fustanat ende nuk i kanë mbërritur ka shfaqur edhe një influencere tjetër që jeton në Nju Jork.

Gazeta Express ka dërguar pyetje në adresë të Albina Dylës dhe Ardit Dylës për të sqaruar gjithë këto pretendime për probleme me porositë në SHBA, megjithatë deri në momentin e publikimit të këtij artikulli s’ka marrë përgjigje.

Gjithashtu Express ka kontaktuar influenceren Morsal Tabizada për të pyetur rreth pretendimeve dhe përvojës së saj me kompaninë në fjalë, por s’ka marrë ndonjë përgjigje.