Rruga” Luan Haradinaj”, Qendra, Dardania dhe një pjesë e lagjes Kalabria kanë mbetur pa furnizim me ujë për shkak të një defekti të papritur që ndodhi në rrjetin e ujësjellësit në rrugën” Luan Haradinaj” në Prishtinë.
Zëdhënësja e ujësjellësit Arjeta Mjeku tha për Gazetën Express se ndërprerja me ujë do të zgjasë deri në sanimin e defektit.
“Ju njoftojmë se për shkak të një defekti të papritur në rrjetin e ujësjellësit në rrugën” Luan Haradinaj” do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë deri në sanimin e problemit”, tha ajo.
Qytetarët kanë raportuar se pa ujë të pijes janë që nga mëngjesi.
FTESE PËR PJESEMARRJE Ne procedurën e tenderit/gares për dhënien/perzgjedhjen e shërbimit të qirasë për automjete të pablinduara, pa shoferë,...