"I nderuar ish-ministër", Kurti e përshëndet Liburn Aliun në një fjalim në Podujevë - s'e anashkalon as Haradinajn - Gazeta Express
string(108) "i-nderuar-ish-minister-kurti-e-pershendet-liburn-aliun-ne-nje-fjalim-ne-podujeve-se-anashkalon-as-haradinajn"

Lajme

Gazeta Express

19/09/2025 14:48

“I nderuar ish-ministër”, Kurti e përshëndet Liburn Aliun në një fjalim në Podujevë – s’e anashkalon as Haradinajn

Lajme

Gazeta Express

19/09/2025 14:48

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sot mori pjesë në përurimin e shtatores së heroit të kombit Afrim Zhitia në Podujevë.

Në fjalën e tij, Kurti përshëndeti të pranishmit në mesin e të cilëve ishte edhe ish-ministri i tij, Liburn Aliu, si dhe rivali i tij politik, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Kurti fillimisht përshëndeti Hysen Durmishin, i cili u bë ushtrues detyre i ministrit në detyrë të Infrastrukturës pas dorëheqjes së Liburn Aliut e më pas atë duke ia theksuar “ish-ministrin”.

Po ashtu, Kurti përshëndeti edhe Haradinajn.

Aliu dha dorëheqje nga pozita e ministrit të Infrastrukturës në shenjë revolte për zgjedhjen e Dimal Bashës kryeparlamentar nga partia e tij. /Express/