Mbetjet e dronit rus u gjetën në një vend tjetër anëtar të NATO-s - Gazeta Express
string(65) "mbetjet-e-dronit-rus-u-gjeten-ne-nje-vend-tjeter-anetar-te-nato-s"

Lajme

Gazeta Express

19/09/2025 14:44

Mbetjet e dronit rus u gjetën në një vend tjetër anëtar të NATO-s

Lajme

Gazeta Express

19/09/2025 14:44

Një fragment i pjesës së pasme (bishti) të një droni rus të tipit Gerbera u gjet pranë plazhit në fshatin Varve, në qarkun perëndimor të Ventspilsit në Letoni.

Ministri i Mbrojtjes së këtij vendi, Andris Spruds, konfirmoi se fragmenti nuk përmbante eksploziv.

Kryeministrja letoneze Evika Silina tha se ka udhëzuar ministrat e Mbrojtjes dhe të Punëve të Brendshme që të kontaktojnë me homologët polakë për të përcaktuar nëse ky dron është një prej atyre që u pa mbi Poloni javën e kaluar.

Në Poloni, autoritetet kanë raportuar se u gjetën fragmente të një rakete në fshatin Choiny, rreth 70 km nga kufiri me Ukrainën, që dyshohet se u përdor për rrëzimin e ndonjë prej dronëve rusë.

Nuk ka pasur të lënduar apo dëme materiale të mëdha, ndërsa hetimet forenzike po vazhdojnë.