Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Komunës së Istogut, Ilir Ferati, realizoi sot një vizitë në kompaninë AgroProdukt Shpk – lider në prodhimin dhe eksportin e çajit nga Kosova.
Gjatë vizitës, Ferati u njoh nga afër me punën e kompanisë e cila kultivon mbi 40 lloje bimësh mjekësore dhe aromatike dhe grumbullon edhe mbi 60 lloje të tjera nga natyra, të gjitha me certifikim organik.
“Produktet e AgroProdukt eksportohen në tregjet më të mëdha ndërkombëtare si Evropa, SHBA dhe Kanada, duke e kthyer këtë kompani në një ambasador të vërtetë të Istogut në botë. Ne do të vazhdojmë të jemi krah këtyre dhe të gjitha kompanive lokale, duke i mbështetur konkretisht në zhvillim, inovacion dhe rritje të punësimit,” deklaroi Ilir Ferati pas vizitës”, ka shkruar ai.
FTESE PËR PJESEMARRJE Ne procedurën e tenderit/gares për dhënien/perzgjedhjen e shërbimit të qirasë për automjete të pablinduara, pa shoferë,...