Si mund ta fitojë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve një shtet - Gazeta Express
string(65) "si-mund-ta-fitoje-nje-vend-shtese-ne-ligen-e-kampioneve-nje-shtet"

Futboll

Gazeta Express

19/09/2025 15:39

Si mund ta fitojë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve një shtet

Futboll

Gazeta Express

19/09/2025 15:39

Qipro dhe Danimarka aktualisht janë në krye të renditjes së koeficientëve të federatave të UEFA-s për sezonin, gjë që do t’u japë dy vende shtesë në Champions League në fund të sezonit.

Një sezon i ri evropian ka nisur, dhe çdo vend shpreson për rezultate pozitive nga klubet e tij për të fituar dy vende shtesë në UEFA Champions League 2026-27.

Italia dhe Gjermania fituan vendet shtesë në sezonin 2024-25, ndërsa sezonin e kaluar ishte radha e Anglisë dhe Spanjës.

UEFA ka shpjeguar se si llogariten koeficientët e klubeve.

Koeficienti i sezonit i një federate llogaritet duke shtuar pikët e fituara nga të gjitha klubet e saj në një sezon të caktuar të UEFA Champions League, UEFA Europa League dhe UEFA Conference League, dhe më pas duke pjesëtuar totalin me numrin e klubeve nga ajo federatë që morën pjesë në këto tre gara të UEFA-s.

Pikët jepen si më poshtë:

a. 2 pikë për fitore (1 pikë për ndeshjet kualifikuese dhe play-off);

b. 1 pikë për barazim (0.5 pikë për ndeshjet kualifikuese dhe play-off);

c. 0 pikë për humbje.

Klubet që arrijnë 16-shefinalet, çerekfinalet, gjysmëfinalet ose finalen fitojnë:

1.5 pikë shtesë për çdo rund në Champions League

1 pikë shtesë për çdo rund në Europa League

0.5 pikë shtesë për çdo rund në Conference League

Këto pikë bonus përfshihen gjithashtu në llogaritjen e koeficientit të federatës.

D.7 Parimet e llogaritjes

Pikët e ndeshjes jepen bazuar në rezultatin përfundimtar të ratifikuar nga UEFA. Goditjet e penalltive nuk llogariten.

Koeficientët llogariten deri në mijë të mijtën dhe nuk rrumbullakohen.

Nëse rundet e kompeticionit ndryshojnë dhe ndeshjet luhet vetëm një ndeshje (single-leg) në vend të dyfishtë (two-legged), pikët jepen si më poshtë:

a. 3 pikë për fitore në kohën normale ose shtesë (1.5 pikë për ndeshjet kualifikuese dhe play-off);

b. 2 pikë për barazim në kohën shtesë (1 pikë për kualifikues dhe play-off);

c. 1 pikë për humbje në kohën normale ose shtesë (0.5 pikë për kualifikues dhe play-off).

Kjo nuk aplikohet për finalen e UEFA Champions League, UEFA Europa League ose UEFA Conference League.

epa08301242 (FILE) – The Champions League trophy on display during the draw of the first two qualifying rounds of the UEFA Champions League 2015/16 at the UEFA Headquarters in Nyon, Switzerland, 22 June 2015 (re-issued 17 March 2020). The UEFA released on 17 March 2020 saying ‘All UEFA competitions and matches (including friendlies) for clubs and national teams for both men and women have been put on hold until further notice’. The UEFA EURO 2020 has been postponed to 2021 amid the coronavirus COVID-19 pandemic. EPA-EFE/VALENTIN FLAURAUD

D.8 Koeficientë të barabartë

Nëse dy ose më shumë federata janë të barabarta, zbatohen kriteret e mëposhtme, në këtë rend, për të përcaktuar renditjen përfundimtare:

Koeficientët e tyre në sezonin më të fundit në të cilin bazohet renditja;

Koeficientët e tyre në sezonin tjetër më të fundit ku nuk janë të barabartë.

Koeficientët aktualë të shoqatave të UEFA-s

Qipro 5.750 (3/4)

Danimarka 5.625 (2/4)

Portugalia 5.200 (4/5)

Anglia 5.055 (9/9)

Belgjika 4.900 (3/5)

Polonia 4.875 (4/4)

Spanja 4.500 (8/8)

Gjermania 4.428 (7/7)

Azerbajxhani 4.375 (1/4)

Italia 4.142 (7/7)

/GazetaExpress/