Në Dhomat e Specialzuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është pranuar kërkesa e Mbrojtësit të viktimave që i kërkonin trupit gjykues të bënte konstatim gjyqësor të disa fakteve të shqyrtuara në çështjen gjyqësore të Pjetër Shalës për krime lufte.
Vendimi është marrë me 16 shtator 2025 njoftoi zëdhënësi i DhSK-së, Michael Doyle.
Ai tha se Mbrojtja e viktimave i gjykonte relevante dëmin e shkaktuar ndaj viktimave pjesëmarrëse në çështjen ndaj Thaçit Veselit, Selimit dhe Krasniqit.
Sipas mbrojtjes, të gjithë të ndaluarit në njërën prej dhomave të ish-fabrikës së metalit në Kukës u keqtrajtuan fizikisht dhe psikologjikisht çdo ditë nga një numër anëtarësh të UÇK-së, u detyruan të shihnin dhe dëgjonin keqtrajtimet fizike të të ndaluarve të tjerë dhe u kërcënuan me dhunë ose vdekje.
“Ndër faktet e shqyrtuara në çështjen e Pjetër Shalës përfshihet edhe fakti se të ndaluarit në fabrikën e metalit në Kukës pësuan lëndime afatgjata fizike dhe mendore, si: lëndime në kokë, djegie, bërryl të thyer, dhëmbë të thyer, dhimbje të madhe të vazhdueshme në trup, ndjenjat e turpit, frikës dhe cenueshmërisë, dhe çrregullim të stresit pastraumatik, përshirë makthe, fanitje dhe kujtime të pavullnetshme”, tha ai.
Përveç kësaj, ai njoftoi se sipas rregullores, Trupi Gjykues në një çështje, kur është në interes të kryerjes së shpejtë dhe të drejtë të gjykimit, mund të bëjë konstatim gjyqësor të fakteve të shqyrtuara në procese të tjera të DhSK-së në procese të përfunduara në gjykata të tjera në Kosovë, ose në sisteme gjyqësore të tjera, që kanë lidhje me aspekte që po shqyrtohen në procesin aktual, për sa kohë që ato nuk kanë të bëjnë me veprimet dhe sjelljen e të akuzuarve të paraqitura në aktakuzë.
Një ditë më përpara, në rastin e Hashim Thaçit kundër administrimit të drejtësisë është miratuar një kërkesë e të njëjtit për t’ dhënë trupit gjykues në gjykimin për krime lufte të gjithë dëshmitarët që po jepin dëshmi në të dy çështjet.
“Kjo do të ndihmonte Mbrojtjen e Thaçit në përgatitjen e një kërkese për disa ndryshime në protokollin e kontaktit me dëshmitarë, gjë që do të ndihmojë Mbrojtjen në kryerjen e hetimeve të saj. Gjykatësja e Procedurës Paraprake vuri në dukje se Prokuroria nuk e kundërshtoi kërkesën dhe se dhënia e informacionit nuk bënte të nevojshme heqjen e masave mbrojtëse për dëshmitarët”, tha Doyle.
Përveç kësaj, në të njëjtin rast, është miratuar një kërkesë për të autorizuar krijimin e kopjes forenzike të telefonit mobil që iu sekuestrua Hajredin Kuçit në mars 2024 dhe të raportit përkatës, për t’ia dorëzuar atë kopje mbrojtjes së Kuçit.
FTESE PËR PJESEMARRJE Ne procedurën e tenderit/gares për dhënien/perzgjedhjen e shërbimit të qirasë për automjete të pablinduara, pa shoferë,...