Kjo javë që po e lëmë pas është konsidueruar shumë e rendësishme në procedurën gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë, për shkak të fillimit të ciklit të dëshmive të dëshmitarëve të ftuar nga pala mbrojtëse.
OVL e UÇK-së e konsideron historike dëshminë ish-diplomatit, James Rubin dhe ish-këshilltarit të delegacionit shqiptar në Rambuje, Paul Williams, dhe të dëshmitarëve të tjerë që pritet të jenë në ditët në vazhdim.
Por, nënkryetari i OVL të UÇK-së, Gazmend Syla, e quan për keqardhje që nuk ka një përshendetje nga Qeveria dhe Presidenca ndaj dëshmitarëve të palës mbrojtëse.
‘’Ky reagim nuk ndodh që pesë vite që prej kur bashkëluftëtarët tonë gjenden atje në dhomat e specializuara me duar të lidhura. Nuk është që kemi pritur ndonjë reagim të tyre, kjo është një shenjë që nuk është dashur që të ndodh në asnjë shtet tjetër. Një mos reagim i tillë i bënë këta njerëz që të dyshojnë në atë se çfarë thonë dëshmitarët e mbrojtjes. Prandej, kjo është tepër e turpshme për ta, është një gjendje për të ardhur keq se qysh shteti mos me reagu së paku me një falendërim. Me i falënderu ata zyrtarë që e kanë marrë mundin prej Amerikës me ardhë me dëshmu për luftën tonë, në fakt lufta është e krejtë popullit të Kosovës dhe jo vetëm e UÇK-së. Kjo është për të ardhur keq, mos çofshim nën lëkurën e tyre. Unë besoj se nuk ka shqipëtar që nuk i është gëzuar këtyre dëshmive”. tha Syla për RTV21.
FTESE PËR PJESEMARRJE Ne procedurën e tenderit/gares për dhënien/perzgjedhjen e shërbimit të qirasë për automjete të pablinduara, pa shoferë,...