SBAShK-u: Nëse nuk hasim në mirëkuptim për realizimin e kërkesave, s’i përjashtojmë grevat - Gazeta Express
string(87) "sbashk-u-nese-nuk-hasim-ne-mirekuptim-per-realizimin-e-kerkesave-si-perjashtojme-grevat"

Lajme

Gazeta Express

19/09/2025 12:17

SBAShK-u: Nëse nuk hasim në mirëkuptim për realizimin e kërkesave, s’i përjashtojmë grevat

Lajme

Gazeta Express

19/09/2025 12:17

Nënkryetarja e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Vjollca Shala ka folur rreth situatës që SBAShK-u është, si pasojë e mosformimit të institucioneve të vendit.

Sipas saj, nëse kërkesat e punëtorëve të arsimit nuk realizohen, nuk përjashtohen veprimet sindikale e as grevat.

“SBAShK-u në konsultim me kryesinë, dhe kryetarët e sindikatave të niveleve komunale, ka vendosur se meqenëse nuk kemi të krijuara institucionet përgjegjëse, e në veçanti Ministrinë e Arsimit, aty ku mund t’i adresojmë kërkesat e punëtorëve të arsimit, se derisa të krijohen këto institucione, SBAShK-u është për takime, për dialog, dhe nëse me krijimin e qeverisë së re nuk hasim në mirëkuptim për realizim të kërkesave të punëtorëve të arsimit, nga çerdhet deri në universitet, natyrisht që nuk përjashtohen as veprimet sindikale, e as grevat”, u shpreh Shala në emisionin “Fol me Arin”.

Ndër të tjera, Shala thotë se uron që institucionet e Kosovës të formohen sa më shpejt, për arsye që të nis dialogu mes sindikatave me ministrinë përgjegjëse.