Parandalohet kontrabandimi i mbi 16 mijë aksesorëve për telefona - Gazeta Express
string(64) "parandalohet-kontrabandimi-i-mbi-16-mije-aksesoreve-per-telefona"

Lajme

Gazeta Express

19/09/2025 12:16

Parandalohet kontrabandimi i mbi 16 mijë aksesorëve për telefona

Lajme

Gazeta Express

19/09/2025 12:16

Dogana e Kosovës, gjatë kontrollit të një ngarkese importi ka zbuluar dhe ndaluar një tentativë për të futur në vend një sasi të madhe, prej 16,350 copë aksesorë për celularë, që dyshohet që shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale të markës tregtare Apple.

Sipas Doganës, ky rezultat është arritur “falë analizës së riskut dhe vigjilencës së zyrtarëve doganorë, të cilët kanë parandaluar që këto produkte të dyshuara si pirate të hyjnë në treg dhe të dëmtojnë konsumatorët”.