Portieri italian Guglielmo Vicario ka ndarë mendimet e tij mbi Gianluigi Donnarumma, raportin e tyre të ngushtë si bashkëkombës, dhe hapin e mirëfilltë të Tottenham Hotspur në sezonin 2025-26.
Duke folur për kolegun dhe mikun e tij Donnarumma, i cili u transferua te Manchester City në ditën e fundit të merkatos, Vicario tha:
“Gigio e di vetë. Është një portier fantastik. Nuk kam nevojë t’i jap këshilla. Përkundrazi, më gëzon që e pashë debutimin e tij të dielën. Lojë e jashtëzakonshme, dhe jam i lumtur që filloi mirë. I uroj të mirat. Ne do të shihemi sërish me kombëtaren. Ne gjithmonë qeshim dhe tallim njëri-tjetrin, dhe jemi miq të mirë. Kjo është forca jonë.”
Vicario vetë debutoi në Ligën e Kampionëve këtë javë, duke parë Tottenhamin të triumfonte 1-0 ndaj Villarreal në Londër.
“Shkoi shumë mirë. Performancë e madhe nga e gjithë ekipa. Ishte e rëndësishme të mbyllja ndeshjen me portën e paprekur. Niveli në këtë kompeticion është i lartë. E dinim që po përballemi me një skuadër të vështirë, që di të luajë futboll. Jemi të lumtur që filluam në mënyrën e duhur.”
Sekreti i katër portave të paprekura në gjashtë ndeshje
Tottenham ka mbajtur katër portat e paprekura në gjashtë ndeshjet e para të sezonit. Vicario shpjegon ndryshimet në performancën e skuadrës:
“Ndryshimi qëndron te aftësia për të njohur fazat e ndryshme të lojës—të kuptosh kur duhet të presim lart me intensitet dhe kur duhet të mbulojmë më mirë fushën. Ka më shumë fokus në mbrojtjen e zonës, dhe më shumë qartësi për lëvizjet pa top. Kundër Villarreal lejuam disa tranzicione të tepërta, dhe duhet t’u heqim pak shpresë kundërshtarëve në kundërsulmet e tyre. Në përgjithësi, ishte një performancë mbrojtëse e shkëlqyer si ekip dhe duhet të vazhdojmë kështu.”
Tottenham pas fitimit të Europa League
Vicario gjithashtu thekson se ndryshimet te Spurs janë të dukshme edhe pas triumfit në Europa League 2024-25:
“Fitimi të jep një dimension të ndryshëm, edhe në sytë e të tjerëve dhe pak respekt të shëndetshëm. Ishim ata që gjithmonë arrinim, por nuk fitonim. Tani e kemi bërë. Kjo na ka liruar pak. E kemi hequr një peshë nga supet tona dhe tani mund të ecim përpara, të vetëdijshëm për fuqitë tona, dhe me disa qëllime që do t’i mbajmë për vete, por që duam t’i arrijmë patjetër.”
Objektivat e Vicario për sezonin e ri
Ndërsa hyn në sezonin e tij të tretë te Tottenham, portieri italian ka synime të qarta:
“Të shijoj momentin pa kufij. Para dy vitesh luaja për një klub të vogël në Itali [Empoli] që më dha shumë. Brenda dy sezoneve fitova një kompeticion evropian. Këtë vit, ka dëshirë për të përmirësuar gjërat në Premier League. Eksperienca e Ligës së Kampionëve për shumë prej nesh dhe një trajner i ri si Frank, i cili ka sjellë shumë entuziazëm dhe ide të ndryshme, po na ndihmon të përmirësohemi çdo ditë me fokus dhe angazhim. Janë shumë gjëra të reja dhe pozitive. Jam i bindur se kemi një sezon të shkëlqyer përpara.” /GazetaExpress/
FTESE PËR PJESEMARRJE Ne procedurën e tenderit/gares për dhënien/perzgjedhjen e shërbimit të qirasë për automjete të pablinduara, pa shoferë,...