ASh: Mashtrim zgjedhor në Butel – VLEN tenton të manipulojë me kandidaturë fiktive - Gazeta Express
string(79) "ash-mashtrim-zgjedhor-ne-butel-vlen-tenton-te-manipuloje-me-kandidature-fiktive"

Maqedoni

Gazeta Express

19/09/2025 10:43

ASh: Mashtrim zgjedhor në Butel – VLEN tenton të manipulojë me kandidaturë fiktive

Maqedoni

Gazeta Express

19/09/2025 10:43

Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësimin dhe indinjatën për skandalin e fundit zgjedhor në Komunën e Butelit, ku një kandidat i përkrahur nga VLEN-i, me bekimin e partisë maqedonase VMRO-DPMNE, tentoi të manipulojë procesin zgjedhor përmes mashtrimit me të dhënat personale.

Sipas informacioneve zyrtare nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), kandidatura në fjalë është refuzuar pasi kandidati kishte adresë jashtë Komunës së Butelit, konkretisht në Çair, dhe u përpoq ta ndryshonte atë në mënyrë të paligjshme pas dorëzimit të dokumentacionit – një veprim që përbën manipulim flagrant dhe shkelje të rregullave zgjedhore.

Ky tentim i mjerë për të falsifikuar legjitimitetin e një kandidature, vetëm për të përçarë votën shqiptare në Butel, është dëshmi e qartë se VLEN-i nuk ka vizion, nuk ka mbështetje reale në terren dhe është i gatshëm të luajë rolin e patericës politike të VMRO-së, edhe në dëm të interesave kombëtare shqiptare.

VLEN-i, që përpiqet të paraqitet si përfaqësues i shqiptarëve në qeverinë e VMRO-së, në realitet është shndërruar në instrument pazareve politike, duke bashkëpunuar me struktura që historikisht kanë qenë kundër interesave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Përdorimi i kandidaturave fiktive, manipulimi me dokumente dhe falsifikimi i adresave janë metoda të ulëta, të papranueshme për një subjekt politik që pretendon të përfaqësojë qytetarët me seriozitet. Këto veprime të turpshme bien ndesh me çdo standard demokratik dhe përbëjnë krim elektoral, i cili duhet të hetohet urgjentisht nga institucionet përkatëse.