Hargreaves viziton ushtarët britanik në Bondsteel: Prania e tyre demonstron angazhimin tonë për siguri në Kosovë e rajon - Gazeta Express
string(119) "hargreaves-viziton-ushtaret-britanik-ne-bondsteel-prania-e-tyre-demonstron-angazhimin-tone-per-siguri-ne-kosove-e-rajon"

Lajme

Gazeta Express

19/09/2025 10:37

Hargreaves viziton ushtarët britanik në Bondsteel: Prania e tyre demonstron angazhimin tonë për siguri në Kosovë e rajon

Lajme

Gazeta Express

19/09/2025 10:37

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka vizituar sot ushtarët britanik që shërbejnë në Kosovë e që janë të vendosur në Kampin “Bondsteel”.

Hargreaves ka thënë se vendosja e tyre në Kosovë, dëshmon aftësinë e ushtrisë britanike për të përmbushur angazhimin në kuadër të NATO-s për siguri në Kosovë dhe Ballkan Perëndimor.

“Vendosja e tyre dëshmon aftësinë e Ushtrisë Britanike për të përmbushur këtë angazhim të NATO-s dhe demonstron angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar ai.