Driton Selmanaj zotohet për mbrojtjen e trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore në Prizren - Gazeta Express
string(89) "driton-selmanaj-zotohet-per-mbrojtjen-e-trashegimise-shpirterore-dhe-kulturore-ne-prizren"

Zgjedhjet

Gazeta Express

19/09/2025 9:53

Driton Selmanaj zotohet për mbrojtjen e trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore në Prizren

Zgjedhjet

Gazeta Express

19/09/2025 9:53

Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Prizrenit, Driton Selmanaj, është zotuar për mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore të qytetit. Në një deklaratë publike, ai tha se, nëse merr drejtimin e komunës, një nga veprimet e tij të para do të jetë përkushtimi i plotë ndaj ruajtjes së identitetit fetar dhe kulturor të Prizrenit.

Selmanaj theksoi se besimi është themel i shpirtit të qytetarëve dhe pasuri e çmuar e Prizrenit. Në këtë frymë, ai premtoi se të gjitha objektet fetare – përfshirë xhamitë, kishat, teqet dhe ndërtesa të tjera të kësaj natyre – do të lirohen nga çdo taksë komunale, përfshirë edhe shpenzimet për energjinë elektrike.

“Çdo restaurim, mirëmbajtje apo investim i nevojshëm për këto objekte do të mbulohet plotësisht nga komuna,” deklaroi Selmanaj. Sipas tij, ky angazhim është një hap konkret për të mbrojtur trashëgiminë shpirtërore të qytetit dhe për ta trajtuar si një pasuri të përjetshme që i takon gjithë qytetarëve të Prizrenit.