Arrestohen tre persona për një tentim vrasje në Prishtinë, njërit i konfiskohet një kallash - Gazeta Express
string(90) "arrestohen-tre-persona-per-nje-tentim-vrasje-ne-prishtine-njerit-i-konfiskohet-nje-kallash"

Lajme

Gazeta Express

19/09/2025 8:57

Arrestohen tre persona për një tentim vrasje në Prishtinë, njërit i konfiskohet një kallash

Lajme

Gazeta Express

19/09/2025 8:57

Tre persona janë arrestuar në Prishtinë lidhur me një tentim vrasje. 

Policia ka bastisur pronat e tyre ku ka gjetur një pistoletë dhe kallash.

Të njëjtit janë dërguar në mbajtje.

“VRASJE NË TENTATIVË & SH. RR. P.& ARMËMBAJTJE PA LEJE – Prishtinë 13.09.2025-18:28. Lidhur me rastin është raportuar se me 18.09.2025 janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe gjatë kontrollit në vendbanimet e tyre dhe në një veturë pronë e njërit prej tyre, janë gjetur dhe konfiskuar : një armë e shkurtër – pistoletë dhe një AK-47. Tre të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.