Dua Lipa performon në New York këngën ikonike të Alicia Keys, të njëjtën të cilën e kishte kënduar si e vogël në Kosovë - Gazeta Express
string(118) "dua-lipa-performon-ne-new-york-kengen-ikonike-te-alicia-keys-te-njejten-te-cilen-e-kishte-kenduar-si-e-vogel-ne-kosove"

Rozë

Gazeta Express

19/09/2025 8:42

Dua Lipa performon në New York këngën ikonike të Alicia Keys, të njëjtën të cilën e kishte kënduar si e vogël në Kosovë

Rozë

Gazeta Express

19/09/2025 8:42

Dua Lipa surprizoi fansat gjatë koncertit të saj në New York, pjesë e turneut “Radical Optimism”, duke interpretuar këngën ikonike të Alicia Keys, No One.

Kjo performancë erdhi si pjesë e traditës së saj për të përzgjedhur një këngë surprizë në çdo koncert të turneut.

Interpretimi emocionues i këngës bëri jehonë të madhe në publik, por edhe për vetë këngëtaren Alicia Keys, e cila reagoi menjëherë pas performancës.

 Shiko ketu VIDEON: roar-assets-auto.rbl.ms

Momenti u bë edhe më i veçantë kur Dua ndau me publikun disa sekuenca nga fëmijëria, kur e kishte kënduar të njëjtën këngë kur jetonte me familjen në Kosovë.

Emocionet dhe lidhja personale e Duas me këtë këngë i dhanë performancës një tjetër dimension, duke prekur zemrat e të gjithëve të pranishëm.