Pacientët në Bashkimin Evropian pritet të vazhdojnë të përballen me mungesa të barnave esenciale, sipas një raporti të publikuar nga Gjykata Evropiane e Auditorëve.
Raporti thekson se, megjithë masat e ndërmarra deri më tani, rreziku për mungesë të disa ilaçeve – përfshirë antibiotikët më të zakonshëm – mbetet i lartë.
Gjatë periudhës janar 2022 – tetor 2024, shtetet anëtare të BE-së kanë raportuar mungesa të 136 barnave të ndryshme, duke arritur një rekord shqetësues në vitet 2023 dhe 2024.
Klaus-Heiner Lehne, përfaqësues i Gjykatës Evropiane të Auditorëve, bëri thirrje për masa më të forta dhe të koordinuara për të adresuar këtë problem, duke theksuar varësinë e BE-së nga tregjet aziatike për barna të përdorimit të gjerë, si paracetamoli dhe ibuprofeni.
Ndërkohë, Komisioni Evropian ka pranuar nevojën për një kuadër më të fortë ligjor dhe ka shprehur optimizëm se propozimet e reja për legjislacionin që synon të luftojë mungesat do të miratohen së shpejti nga shtetet anëtare dhe Parlamenti Evropian.
FTESE PËR PJESEMARRJE Ne procedurën e tenderit/gares për dhënien/perzgjedhjen e shërbimit të qirasë për automjete të pablinduara, pa shoferë,...