Përderisa fundi i masës së përkohshme të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese po afrohet, sy e vesh janë drejtuar nga kjo Gjykatë në pritje të vendimit të saj, nëse ka apo jo konstituim të Kuvendit.
Ish-diplomati, Avni Arifi, pret që Gjykata të konstatoj se Kuvendi nuk është konsistuar por është skeptik se mund të ketë formim të institucioneve marrë parasysh siç thotë qëndrimin e LVV-së ndaj Listës serbe dhe mos tërheqjen e kësaj të fundit nga kandidati i saj për nënkryetar Sllvako Simiq.
Sipas tij, zgjidhja duhet të jetë në përputhje me vendimet e gjykatës dhe se LVV-ja duhet të sillet konform përgjegjësive si parti e parë e zgjedhjeve.
“Nuk besoj se do kemi institucione të reja mbi atë çka kane deklaruar Kurti dhe zyrtarë të VV. Do te ketë shpërfillje të vendimit te gjykatës një gjë dihet se s’do ketë konstituim te kuvendit përderisa nuk zgjedhën nënkryetarët. Lista serbe ka kandidatin e saj ka vendos mos me votu, atëherë s’do kemi institucione dhe pres bllokadë të vazhdueshme. Nuk ka tjetër me faktin qe ka marrë masë të përkohshme nuk duhet me qenë ekspert juridik me pa se çka thotë kushtetua. Zgjidhja duhet te jetë konform vendimeve të gjykatës konform kushtetutës te procedohet. Me qëllim te krijimit te institucioneve partia qe ka marrë më shume vota duhet te sillet konform përgjegjësive”, tha Arifi.
Masa e përkohshme e Gjykatës Kushtetuese e cila ndalon çdo veprim të deputetëve dhe çdo procedurë për formimin e qeverisë është në fuqi deri më 30 shtator derisa vendimi rreth konsituimit ose jo të kuvendit pritet pas shqyrtimit të kërkesës së Listë Serbe.
Në Institutin e Kosovës për drejtësi presin që Gjykata të marr një vendim meritor mbi situatën në Kuvend sa më parë. Hulumtuesi Melos Kolshi thotë se kuvendi nuk është i konsistuar dhe pa zgjedhjen edhe të një nënkryetari të pakicave nuk mund të procedohet me krijim të qeverisë.
”Është në afatin e saj kushtetuese që ta trajtoj lëndën presim qe gjykatat sa me shpejt te merr një vendim meritor dhe te hapen dyer për formimin i institucioneve të reja..”, tha Kolshi.
Ditë më parë, Lëvizja Vetëvendosje i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese që ta shpallë të papranueshme kërkesën e Listës serbe për votimin ndaras për nënkryetarin serb të duke thënë se ajo nuk përputhet me kërkesat themelore” të Kushtetutës së Kosovës./RTV21
FTESE PËR PJESEMARRJE Ne procedurën e tenderit/gares për dhënien/perzgjedhjen e shërbimit të qirasë për automjete të pablinduara, pa shoferë,...