Legjenda e kitarës Joe Satriani mahnitet nga murali kushtuar vet atij në Mitrovicën e Veriut - Gazeta Express
string(92) "legjenda-e-kitares-joe-satriani-mahnitet-nga-murali-kushtuar-vet-atij-ne-mitrovicen-e-veriut"

Rozë

Gazeta Express

19/09/2025 8:04

Legjenda e kitarës Joe Satriani mahnitet nga murali kushtuar vet atij në Mitrovicën e Veriut

Rozë

Gazeta Express

19/09/2025 8:04

Legjenda e muzikës rock, Joe Satriani, ka treguar emocionin dhe mirënjohjen e tij për një mural të veçantë të realizuar në Mitrovicën e Veriut.

Kitaristi i njohur ndërkombëtarisht ka postuar në rrjetet sociale se ndihet “i nderuar dhe i emocionuar” nga kjo vepër arti.

“WOW! Jam shumë i nderuar dhe i emocionuar nga kjo vepër e mrekullueshme arti! Shumë dashuri dhe falënderime të sinqerta për artistët e Futja Ngjyrë, Dea Gaxha, Bardhyl Dobroshi dhe Albion Mehmedi, për krijimin e këtij murali mahnitës në Mitrovicën e Veriut, Kosovë. Do të doja të isha aty për ta parë nga afër dhe t’ju jepja të gjithëve një përqafim të madh. Faleminderit!”, ka shkruar Satriani.

Joe Satriani është një nga kitaristët më të njohur në botë. Albumet si Surfing with the Alien, Flying in a Blue Dream dhe The Extremist e bënë atë një emër ndërkombëtar.

Përveç karrierës së tij solo, Satriani ka punuar edhe si mësues kitareje për disa nga kitaristët më të famshëm të rock-ut, përfshirë Steve Vai dhe Kirk Hammett (Metallica). Ai ka marrë shumë nominime për Grammy dhe konsiderohet një nga më të mëdhenjtë në historinë e kitarës rock instrumental.