Çfarë impakti në proces mund të kenë dëshmitarët e mbrojtjes në rastin e ish- krerëve të UÇK-së? - Gazeta Express
string(94) "cfare-impakti-ne-proces-mund-te-kene-deshmitaret-e-mbrojtjes-ne-rastin-e-ish-krereve-te-uck-se"

Lajme

Gazeta Express

19/09/2025 7:31

Çfarë impakti në proces mund të kenë dëshmitarët e mbrojtjes në rastin e ish- krerëve të UÇK-së?

Lajme

Gazeta Express

19/09/2025 7:31

Kalvarin e dëshmitarëve të mbrojtjes së ish krerëve të UÇK-së, e nisën dy amerikanë.

Deklaratat e ndihmës sekretarit amerikan të shtertit,  James Rubin dhe e ekspertit ligjor Paul Ëilliam, bënë jehonë të madhe  në masë për përmbajtjen dhe ndriçimin e ngjarjeve vendimtare gjatë luftës në Kosovë.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, për fuqinë e këtyre deklaratave, pati edhe një krahasim.

“Me ato çka i thanë, rrënuan atë ndërtimin e aktakuzës artificiale që u bë ndaj bashkëluftëtarëve tanë kinse për ndërmarrje të përbashkët kriminale. Kjo ka qenë tepër e rëndësishme për ne. Nëse flasim në zhargonin e luftëtarit, kjo ka qenë sikur Amerika atëherë kur udhëheqke me NATO-n, që udhëheq edhe sot, në kohën kur i filloi bombardimet”, thotë Gazmend Syla nënkryetar  i OVL-UÇK-së

Dëshmitë e dy amerikanëve para trupit gjykues, vlerësohet se shpjegojnë mënyrën e organizimit të UÇK-së, e cila është krejt ndryshe nga ajo se çfarë thuhet në aktakuzën e prokurorisë.

“Faktet që i kanë ofru dy dëshmitarët e mbrojtjes që kanë qenë James Rubin dhe Paul Ëilliams, janë fakte të pamohueshme se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë një ushtri e krijuar nga populli i Kosovës dhe që nuk ka pasur një strukturë komanduese të rregullt, nuk ka pasur një zingjir të rregullt komandues dhe nuk ka pasur një vijë raportimi. Ndërsa, vlerësimi dhe besueshmëria i mbetet në fund trupit gjykues të bëjë vlerësimin e provave dhe të jep peshën e duhur secili dëshmitarë, qoftë të prokurorisë apo të mbrojtjes”, ka thënë Blendina Veliqi nga IKD

Javën e ardhshme në Hagë do të dëgjohen edhe dëshmitarët e tjerë të mbrojtjes.