"I ka mshefë premtimet që i ka dhënë - Le t'i nxjerrë - Të ballafaqohet me punët - po e pres debatin", Uran Ismaili për Ramën - Gazeta Express
string(114) "i-ka-mshefepremtimet-qe-i-ka-dhene-le-ti-nxjerre-te-ballafaqohet-me-punet-po-e-pres-debatin-uran-ismaili-per-ramen"

Lajme

Gazeta Express

18/09/2025 21:42

“I ka mshefë premtimet që i ka dhënë – Le t’i nxjerrë – Të ballafaqohet me punët – po e pres debatin”, Uran Ismaili për Ramën

Lajme

Gazeta Express

18/09/2025 21:42

Uran Ismaili, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), për kryetar të Prishtinës, ka thënë në “Pressing” të T7 se nëse nuk i realizon 90 për qind të zotimeve atëherë nuk garon për mandat të dytë.

Ai ka thënë se Përparim Rama i ka fsehur premtimet – duke shtuar se e pret në debat atë dhe të tjerët që garojnë për kryetar të kryeqyetit.

“Nëse nuk i realizoj 90% të zotimeve e premtimeve të mia unë mandat të dytë nuk premtoj në Prishtinë, kjo tregon sa i kam studiu premtimet me ekspertë të ndryshëm, jam gjendje me vë bast karrierën time”.

“Kryetari Rama i ka fshehur të gjitha premtimet, 205 premtimet e tij nuk gjenden askund, sepse i ka të listune”.

“Unë jam duke e pritur debatin me të gjithë”, ka thënë Ismaili. /Gazeta Express