Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka zhvilluar takim me banorët e lagjes Shkabaj.
Rama ka prezantuar projektet e realizuara, që përfshijnë rrugë, kanalizime e zhvillim të transportit urban.
“Jemi këtu në fshatin Shkabaj. Po e përshëndesim gjithë kryeqytetin nga fshati Shkabaj. E dini që kemi çu përpara projekte të ndryshme të rrugëve, kanalizimeve, projekte të biletës së integruar, projekte të transportit urban, për të mirën e gjithë qytetarëve”, tha Rama në një video në rrjetin social Facebook.
Ai theksoi se tash po ndërtojnë shkolla e çerdhe, përderisa u zotua se do t’i adresojë kërkesat e banorëve.
“Tash po ndërtojmë edhe shkolla të reja, çerdhe, e funksione të ndryshme për të mirën e qytetit tonë. Nga afër i dëgjuam edhe kërkesat e qytetarëve këtu, gjithsesi se do të punojmë me i realizu. Kjo është Prishtina përtej, ku puna nuk ndalet. 113 më 12 tetor, fitore pa balotazh”, tha Përparim Rama.