Uran Ismaili, kandidat për kryetar të Prishtinës, është paraqitur nga “Kodra e Trimave”, nga ku deklaroi se nuk ka hapësira të mjaftueshme për të rinjtë.
Nga “Kodra e Trimave”, Ismaili premtoi çerdhe, parqe, sallë sporti e qendër komunitare.
Ismaili tha se për këtë lagje të Prishtinës, ka planifikuar “sallë të sportit vertikale, ndërtohet me kate, ka hapësirë për fushë futbolli, basketit dhe është pishinë gjysmë olimpike. Është një lloj perle e lagjes sepse është mjaftë atraktive, këtu ka shumë rini, ka njerëz që janë aktiv që nuk kanë hapësira të mjaftueshme”, u shpreh Ismaili në Pressing, transmeton Express.
“Dëshira ime është me pas intervenime të menjëhershme”, tha Ismaili për investimet në Kodrën e Trimave.
“Të gjitha arrihen me një buxhet prej 20 milionë euro…..Çerdhe parqe, qendër komunitare, park kreativ për biznese dhe qendër sportive vertikale”, u zotua Ismaili për Kodrën e Trimave.