"Zgjidhje reale, pa e prekë buxhetin e komunës: transporti publik për 7 minuta, falas"/ Ismaili: Përparim Rama u mor me konflikte, i harroi projektet… - Gazeta Express
string(141) "zgjidhje-reale-pa-e-preke-buxhetin-e-komunes-transporti-publik-per-7-minuta-falas-ismaili-perparim-rama-u-mor-me-konflikte-i-harroi-projektet"

Lajme

Gazeta Express

18/09/2025 20:46

“Zgjidhje reale, pa e prekë buxhetin e komunës: transporti publik për 7 minuta, falas”/ Ismaili: Përparim Rama u mor me konflikte, i harroi projektet…

Lajme

Gazeta Express

18/09/2025 20:46

Kandidati i PDK’së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili premton që nëse arrin ta fitojë mandatin për të parin e kryeqytetit, transporti publik deri në fund të mandatit të tij do të jenë falas.

Ismaili në emisionin Pressing në T7 tha se lidhur me këtë projekt, nuk do të ketë nevojë për buxhetin e komunës, pasi ato do t’i rimbursojë me parkingjet e Prishtinës e hapësirat reklamuese.

“Transporti publik deri në fund të mandatit tim do të jetë falas, pra është një nxitje që e shtyn qytetarin me përdor. Asnjë para nga komuna nuk m’vyn, nga parkingjet e Prishtinës, nga hapësirat reklamuese,  nuk më vyn buxhet shtesë nga komuna. Zgjedhje reale, del e pret transportim publik të vjen për 7 minuta”, tha ai.

Ismaili tha se kundërkandidati i tij, Përparim Rama nuk është marrë me projekte që kanë qenë prioritet për qytetarët, por ka hyrë në konflikte të panevojshme.

“Ai ka hy në një mentalitet të konflikteve të panevojshme, është marrë me prioritete që nuk ka qenë prioritet të qytetarëve, me do ndërrime të tokave, me do projekte që nuk kanë të bëjnë me qytetarë”, përfundoi ai.