Shehu: Rruga Junik–Restavicë ka përfunduar me standarde evropiane, investim mbi 2 milionë euro - Gazeta Express
string(92) "shehu-rruga-junik-restavice-ka-perfunduar-me-standarde-evropiane-investim-mbi-2-milione-euro"

Zgjedhjet

Gazeta Express

18/09/2025 20:15

Shehu: Rruga Junik–Restavicë ka përfunduar me standarde evropiane, investim mbi 2 milionë euro

Zgjedhjet

Gazeta Express

18/09/2025 20:15

Kandidati për kryetar të Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka thënë se gjatë mandatit të tij të parë është finalizuar projekti i madh i rrugës Junik–Restavicë, së bashku me infrastrukturën përcjellëse.

Ai ka theksuar se ky projekt është realizuar sipas standardeve më të fundit evropiane, duke përfshirë edhe ndriçimin SMART, i cili është instaluar për herë të parë pas katër dekadash në këtë komunë.

“Sukses i premtuar dhe i mbajtur. Ky është një nga projektet kryesore të qeverisjes sonë, ku janë investuar mbi 2 milionë euro. Kjo rrugë e bën më të lehtë qarkullimin e mallrave dhe njerëzve, duke afruar zhvillimin ekonomik dhe turizmin në Junik”, ka deklaruar Shehu.