Pas reagimeve të shumta në rrjetet sociale për orën luksoze të Mozzik, e cila u bë temë diskutimi pas ndalimit nga Dogana, reperi Noizy përfshihet në debat me disa postime ironike ndaj situatës.
Në një seri “story”-sh, Noizy talli situatën duke shkruar:
“E kishte ble cash te dyqani, se ju deshten ca cash atij pronarit RM”
Dhe më pas shtoi:
“Chuck Norris hudhet me parashut nga avjoni. Parashuta nuk u hap… Të nesërmen Chuck Norris e merr parashutën edhe e kthen te dyqani ku e kishte ble CASH”.
Këto komente duket se synonin të ironizonin mënyrën se si ora e Mozzik u prezantua për publikun.
Menjëherë pas këtyre thumbave, reagoi Getinjo, i cili përmes një “story” publikoi një mesazh të qartë për Noizyn:
“Kurrë s’u mushe men mor shok. Ton ato suksese e të mira, prap adoleshent”.
Me këtë mesazh, reperi nga Kosova duket se mbron Mozzik, ndërsa thekson se pavarësisht suksesit të Noizyt, disa sjellje të tij ngjajnë ende me ato të një të riu pa pjekuri.
Çështja e orës luksoze ka mbetur në qendër të mediave dhe rrjeteve sociale, duke nxitur debat dhe komente të shumta nga fansat e muzikës dhe ndjekësit e reperëve.
Ky reagim i Getinjos duket se ka qënë një mbrojtje e hapur ndaj Mozzik, por edhe një mënyrë për të treguar që reperët nuk e kanë humbur humorin dhe rivalitetin e tyre karakteristik në publik. /GazetaExpress/