Mendimi për motin: Më nxehtë duke shkuar nga fundjava, kthjellime e diell - Gazeta Express
string(71) "mendimi-per-motin-me-nxehte-duke-shkuar-nga-fundjava-kthjellime-e-diell"

Gazeta Express

18/09/2025 18:38

Mendimi për motin: Më nxehtë duke shkuar nga fundjava, kthjellime e diell

Gazeta Express

18/09/2025 18:38

Mendimi për motin – 18.09.2025

Kushte stabile vijojnë edhe përgjatë ditës së premtë, kryesisht me kthjellime e diell. Ditën shfaqen vransira të pakta kalimtare. Mëngjesi mbetet më i freskët, me minimale ndërmjet 6C e 10C. Temperaturat maksimale shënojnë një rritje në 24C e 28C. Frynë erë veriore e verilindore e lehtë dhe mesatare 5-10m/s.

Mot me kthjellime dhe më i nxehtë po parashihet duke shkuar nga fundjava, por dhe ditëve të para të javës vijuese. Temperaturat maksimale shënojnë rritje në vlera edhe prej 30C. Minimalet ndërmjet 9C e 13C. Erëra veriore frynë edhe të shtunën, të lehta dhe mesatare, 3-10m/s. Prej ditës së diel ndryshojnë drejtimin nga krahu jugor.

Klikoni KËTU për të parë videon rreth motit.