Analisti politik Nexhmedin Spahiu ka komentuar deklaratat e fundit të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, kundër kryeministrit Albin Kurti, duke i cilësuar ato si të motivuara nga xhelozia.
Sipas Spahiut, Haradinaj do të kishte dashur të arrinte vetë sukseset që Kurti ka pasur në raport me veriun e Kosovës. Ai kujtoi se në vitin 2005, kur Haradinaj ishte në përpjekje për të ndërmarrë hapa në atë drejtim, ai mori ftesë nga Gjykata e Hagës, gjë që ia ndërpreu misionin.
“Tani, Haradinaj është xheloz sepse nuk ishte ai që i arriti këto rezultate, por Kurti. Ky është realiteti politik”, deklaroi Spahiu.