Ilir Ferati viziton familjen e Haki Rugovës: Është trashëgimi, përkushtim dhe kontribut i jashtëzakonshëm për komunën dhe LDK'në - Gazeta Express
string(125) "ilir-ferati-viziton-familjen-e-haki-rugoves-eshte-trashegimi-perkushtim-dhe-kontribut-i-jashtezakonshem-per-komunen-dhe-ldkne"

Lajme

Gazeta Express

18/09/2025 16:27

Ilir Ferati viziton familjen e Haki Rugovës: Është trashëgimi, përkushtim dhe kontribut i jashtëzakonshëm për komunën dhe LDK’në

Lajme

Gazeta Express

18/09/2025 16:27

Kryetari i Istogut, Ilir Ferati, ka njoftuar se ka vizituar familjen e të ndjerit Haki Rugova.

Ai ka thënë se janë mirëpritur ngrohtësisht dhe kanë ndarë kujtime e momente të veçanta.

“Pata kënaqësinë të vizitoj Familjen Rugova, të ish-kryetarit shumëvjeçar të Istogut, Haki Rugova. U mirëpritëm ngrohtësisht dhe ndamë kujtime e momente të veçanta, të cilat mbajnë gjallë rrugëtimin tonë politik e kombëtar. Kjo familje është trashëgimi, përkushtim dhe kontribut i jashtëzakonshëm për komunën dhe për LDK-në. Figura e Haki Rugovës mbetet e paharrueshme si udhëheqës, bashkëpunëtor dhe njeri i familjes së LDK-së. Rrugëtimi ynë vazhdon!”