Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka ftuar qytetarët e lagjes Hajvali të marrin pjesë në tubimin që do të mbahet sonte, nga ora 19:00, në shkollën “Shkëndija”.
Në këtë tubim, përveç prezantimit të platformës së tij me pesë zgjidhjet për problemet më të mëdha të kryeqytetit – përmirësimi i trafikut brenda 18 muajsh, rrugë të sigurta 24/7, lagje të pastra 24/7, kthimi i Prishtinës nga betoni te komuniteti dhe Prishtina e së ardhmes.
Ismaili do të prezantojë edhe projektet identifikuese specifike për lagjen Hajvali.
Projektet kryesore për Hajvalinë përfshijnë:
Unazën rrugore që kufizon Hajvalinë;
– Rrugë me gjerësi 30 m, shteg biçikletash, trotuar me hije dhe park përgjatë saj;
– Zhbllokimin e trafikut të brendshëm të lagjes;
– Hapësira publike përgjatë unazës;
– Përfshirjen e komunitetit në dizajn dhe mirëmbajtje;
Formalizimin e pronave, zhbllokimin e kapitalit të qytetarëve dhe legalizimin;
Ndërtimin e një çerdheje të re publike;
Revitalizimin e qendrës së kulturës;
Terrene sportive dhe aktivitete kulturore;
Përmirësimin e kanalizimit dhe infrastrukturës rrugore;
Ndriçim publik dhe sinjalizim rrugor.
Për realizimin e këtyre projekteve është paraparë një buxhet prej 8 milionë eurosh.
Sipas Ismailit, ky plan synon të rikthejë cilësinë e jetës në Hajvali dhe ta kthejë këtë lagje në një hapësirë funksionale, të sigurt dhe me infrastrukturë moderne për banorët e saj.