Mesazhi i SHBA-ve për Shqipërinë: Kushtetuta është më shumë se një dokument - Gazeta Express
string(74) "mesazhi-i-shba-ve-per-shqiperine-kushtetuta-eshte-me-shume-se-nje-dokument"

Shqiperi

Gazeta Express

18/09/2025 14:40

Mesazhi i SHBA-ve për Shqipërinë: Kushtetuta është më shumë se një dokument

Shqiperi

Gazeta Express

18/09/2025 14:40

Në kuadër të përkujtimit të Ditës së Kushtetutës, e Ngarkuara me Punë e SHBA-ve në Shqipëri, Nancy VanHorn, mbajti një fjalim të fuqishëm ku nënvizoi rëndësinë e Kushtetutës si themeli i demokracisë dhe drejtësisë.

VanHorn theksoi se Kushtetuta nuk është thjesht një dokument ligjor, por një premtim për të mbrojtur të drejtat e individëve dhe për të garantuar një shtet të drejtë dhe transparent.

“Gjyqtarët, prokurorët, anëtarët e shoqërisë civile dhe një shtyp i lirë janë rojtarët e të drejtave të çdo qytetari shqiptar”, u shpreh ajo.

E Ngarkuara me Punë nënvizoi se kjo detyrë kërkon guxim për të marrë vendime të vështira, për të rezistuar ndaj korrupsionit dhe për të qëndruar të palëkundur përballë çdo presioni.

Ajo bëri thirrje për mbështetje të vazhdueshme ndaj drejtësisë dhe llogaridhënies, duke inkurajuar qytetarët dhe institucionet të forcojnë besimin mes tyre.

“Ndërsa vazhdoni punën tuaj jetike, mos harroni se një kushtetutë është më shumë se një dokument ligjor. Le të gjejmë të gjithë guximin për të mbështetur idealet që bëjnë të mundur demokracinë”, përfundoi VanHorn, duke uruar të gjithë qytetarët me rastin e Ditës së Kushtetutës.