Kryetari aktual i Obiliqit dhe njëherësh kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për të parin e kësaj komune, Xhafer Gashi, ka theksuar rëndësinë e investimeve në infrastrukturën kulturore, duke marrë si shembull transformimin e Shtëpisë së Kulturës “Xhavit Haziri”.
Ai ka kujtuar se dikur kjo shtëpi ishte një objekt i vjetër, i cili nuk i plotësonte as kushtet më elementare për zhvillimin e aktiviteteve rinore dhe kulturore, ndërsa sot është shndërruar në një institucion modern që i plotëson të gjitha standardet.
“Nga një objekt i vjetër, i cili nuk plotësonte as kushtet më të thjeshta për zhvillimin e aktiviteteve rinore e kulturore, sot kemi ndërtuar një objekt modern. Shtëpia e Kulturës ‘Xhavit Haziri’ është tashmë një nga institucionet më të mira të kulturës në nivel vendi, e cila i plotëson të gjitha standardet për organizimin e aktiviteteve rinore dhe kulturore”, ka deklaruar Gashi.
Ai shtoi se prioritet i tij do të mbetet mbështetja për të rinjtë dhe investimi në projekte që i japin jetë kulturore komunës.
“Ne do të vazhdojmë me punë të mira për qytetarët dhe për të rinjtë tanë”, ka përfunduar Gashi.
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...