Besnik Osmani: “Fuqizimi i biznesit privat është çelësi për një Fushë Kosovë më të zhvilluar” - Gazeta Express
string(90) "besnik-osmani-fuqizimi-i-biznesit-privat-eshte-celesi-per-nje-fushe-kosove-me-te-zhvilluar"

Lajme

Gazeta Express

18/09/2025 13:33

Besnik Osmani: “Fuqizimi i biznesit privat është çelësi për një Fushë Kosovë më të zhvilluar”

Lajme

Gazeta Express

18/09/2025 13:33

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka vizituar një fabrikë të skeleve në këtë komunë, e cila tashmë eksporton produktet e saj në 12 shtete të botës. Ai e ka cilësuar këtë si shembullin më të mirë të fuqisë së iniciativës private dhe të tregut të lirë në krijimin e zhvillimit ekonomik dhe vendeve të reja të punës.

“Vizita jonë në fabrikën e skeleve në Fushë Kosovë na bëri krenarë për suksesin e një biznesi vendas që eksporton në 12 shtete të botës, përveç tregut lokal. Ky është shembulli më i mirë se si iniciativa private, tregu i lirë dhe konkurrenca sjellin zhvillim ekonomik dhe rrisin punësimin në qytetin tonë”, ka deklaruar Osmani.

Ai theksoi se LDK si parti e djathtë beson fuqishëm se mbështetja e biznesit privat është çelësi për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik në Fushë Kosovë.

“Ashtu siç komuna ka mbështetur deri më tani iniciativat e tilla, ne do ta rrisim edhe më fuqishëm këtë rrugë, duke i dhënë hapësirë dhe përkrahje të plotë sipërmarrjes vendore”, u shpreh kandidati i LDK-së.

Ai ka thënë se me këtë qasjeje Fushë Kosova do të ketë një ekonomi më të fortë dhe më shumë mundësi për qytetarët.