Veliaj kërkon lirinë, më 2 tetor shqyrtohet kërkesa në Gjykatën e Lartë - Gazeta Express
string(70) "veliaj-kerkon-lirine-me-2-tetor-shqyrtohet-kerkesa-ne-gjykaten-e-larte"

Shqiperi

Gazeta Express

18/09/2025 13:05

Veliaj kërkon lirinë, më 2 tetor shqyrtohet kërkesa në Gjykatën e Lartë

Shqiperi

Gazeta Express

18/09/2025 13:05

Gjykata e Lartë ka caktuar datën 2 tetor, ora 13:35, për të shqyrtuar kërkesën e bërë nga kryebashkiaku Erion Veliaj, për ndryshim të masës së sigurisë.

Relatore për këtë çështje është zgjedhur gjyqtarja Albana Boksi. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për masën e sigurimit. 

Çështja ndaj Veliaj është dërguar për gjykim nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Veliaj akuzohet për pesë vepra penale, korrupsion pasiv në 9 raste, pastrim parash, fshehje pasurie, shpërdorim detyre dhe futje e sendeve të ndaluara në qeli.