Mori pakon e kanabisit nga posta, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë - Gazeta Express
string(64) "mori-pakon-e-kanabisit-nga-posta-arrestohet-20-vjecari-ne-tirane"

Shqiperi

Gazeta Express

18/09/2025 12:53

Mori pakon e kanabisit nga posta, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë

Shqiperi

Gazeta Express

18/09/2025 12:53

Një 20 vjeçar, banues në Kamëz, është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Tiranës, pasi tërhoqi një pako kanabisi nga një degë postare.

Pakoja, sasia e së cilës ishte 593 gramë, ishte kanabis me përqindje të lartë THC, e cila dyshohet të jetë trafikuar nga Spanja. Sakaq, është shpallur në kërkim porositësi i kësaj pako, një 38-vjeçar.

“Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Adresa”, për goditjen e një rasti të trafikimit të lëndëve narkotike, nga Spanja, me qëllim shitjen në Shqipëri.

U kap në flagrancë, duke marrë në një degë postare, një pako me Cannabis me përqindje të lartë THC, vihet në pranga 20-vjeçari. Identifikohet dhe shpallet në kërkim porositësi i pakos. Sekuestrohet pakoja me 593 gramë lëndë narkotike.

Në vijim të operacioneve për goditjen e rasteve të trafikimit të lëndës narkotike Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në drejtimin e Prokurorisë, si dhe në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas dhe me Filialin Qendra Tranzite e Postës Shqiptare, finalizoi operacionin “Adresa”. Gjatë operacionit, u vu në pranga shtetasi E. P., 20 vjeç, banues në Kamzë, i cili u kap në flagrancë, në një degë postare në kryeqytet, gjatë marrjes së një pakoje me 593 gramë Cannabis me përqindje të lartë THC, të dyshuar të trafikuar nga Spanja. Si rezultat i hetimeve të kryera në kuadër të këtij operacioni u mundësua dhe identifikimi i porositësit të pakos, shtetasit B. C., 38 vjeç, për kapjen e të cilit, Policia vijon intensivisht punën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme“, njofton policia.