Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, është takuar sot me ambasadoren e Greqisë në Kosovë, Heleni Vakali.
Siç njofton PDK-ja, të dy ata kanë diskutuar për zhvillimet e përgjithshme në vend, ato politike dhe mbarëvajtjen e fushatës zgjedhore.
‘‘Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, priti sot në një takim ambasadoren e Greqisë në Kosovë, Heleni Vakali. Në fokus të diskutimit ishin zhvillimet e përgjithshme në vend, me theks të veçantë ato politike dhe mbarëvajtja e fushatës zgjedhore’’, ka njoftuar kjo parti.