Arrestohen tre të mitur në Shkup, nën kërcënimin e thikës morën para nga një lokal - Gazeta Express
string(81) "arrestohen-tre-te-mitur-ne-shkup-nen-kercenimin-e-thikes-moren-para-nga-nje-lokal"

Lajme

Gazeta Express

18/09/2025 11:56

Arrestohen tre të mitur në Shkup, nën kërcënimin e thikës morën para nga një lokal

Lajme

Gazeta Express

18/09/2025 11:56

Më 17.09.2025 në orën 17:30 në Shkup, në zonën e Qendrës, punonjës të policisë nga SPB Shkup privuan nga liria dy të mitur 12-vjeçarë dhe një 14-vjeçar, të gjithë nga Shkupi.

Rreth orës 17:00, në një lokal në zonën e Qendrës, ata morën para dhe u larguan, por u kapën shpejt nga dy punonjës të lokalit. Gjatë ngjarjes, njëri nga të miturit i kërcënoi dhe u përpoq t’i sulmonte me një mjet të mprehtë.

Paratë dhe mjeti i mprehtë janë gjetur, ndërsa të miturit janë mbajtur në stacionin policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të ngritet kallëzim i përshtatshëm.