Drejtoria e Doganave ka njoftuar se është parandaluar një tentativë për kontrabandë të bizhuterive prej ari në vlerë rreth 346 mijë denarë. Rastin e kanë zbuluar doganierët në bashkëpunim me policinë kufitare në vendkalimin “Stenje” me Shqipërinë.
Sipas njoftimit, një shtetas i Maqedonisë së Veriut është përpjekur t’i fusë mallrat në mënyrë të paligjshme, pa i deklaruar tek organet kompetente. Gjatë kontrollit të detajuar të automjetit me të cilin udhëtonte, në valixhen e tij, mes sendeve personale, doganierët kanë gjetur pesë byzylykë ari të paketuar në kuti bizhuterish.
Kundër personit është ngritur kallëzim penal për veprën penale të kontrabandës, e dënueshme sipas Kodit Penal.
tag_katrorimaqedoni_2